Dy burra në Bube të Zubin Potokut janë ndalur nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se me automjetin e tyre me targa vendore kanë hyrë kundërligjshëm në territorin e Kosovës.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe sekuestruar dy radiolidhje dhe një thikë xhepi, transmeton Klankosova.tv.

“Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.