Një vajza dyvjeçare nga SHBA-të e cila ka nevojë për disa transfuzione të gjakut që të luftojë me kancerin ka nxitur një kampanjë globale në kërkim të donatorëve.

Zainab Mughal ka një nga tipet më të rralla të gjakut në botë, gjë që e bën trajtimin e saj më të vështirë.

Ajo ka mungesë të antigjenit “Indian B” që shumica e njerëzve e bartin në qelizat e tyre të gjakut.

Sipas organizatorëve të kampanjës, më shumë se 1,000 persona janë testuar e vetëm tre deri më tani kanë gjakun që i nevojitet vogëlushes.

Sipas mjekëve dhjetë donatorë janë të nevojshëm në mënyrë që Zainab ta përfundojë trajtimin për kancer.

Zainab plays with her mother and father