Fshati Dyz i Podujevës është përfitues i projektit investiv nga KEDS. Rreth 100 familje dhe biznese të cilat ndër vite kanë pasur problem serioz me tension të ultë, si pasojë e rrjetit të vjetruar dhe lagjeve të shpërndara, tashmë janë përfitues të këtij investimi.
“Trafo e re 250 kVA, vendosja e rreth 60 shtyllave të reja të betonit për tension të ulët dhe mesëm, 2 mijë e 200 metra kabllo janë pjesë e investimit që KEDS e shtrinë në këtë anë.”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Efektet e këtij investimi kanë ndikimin parësor në kualitetin dhe stabilitetin e furnizimit për ekonomitë familjare dhe biznesore në këtë pjesë të Podujevës, ndërsa pashmangshëm është ulur në zero ekspozimi ndaj rrezikshmërisë dhe kontaktit për banorët.
Egzon Bllaca banor i këtij vendi thotë se një projekt i tillë i ndihmon kualitetit të jetës së komunitetit këtu.
“Ka qenë koha e fundit për këtë investim. Punët janë kryer mirë sipas asaj që shihet dhe kemi informacione se ky projekt do të vazhdojë. Edhe kjo anë e meriton një jetë më kualitative”, thotë Bllaca.
Duke folur për këtë projekt zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala shton se ky investim i KEDS-it plotëson nevojat e konsumatorëve. “Ky investim është edhe një zotim i KEDS-it për të përmbushur obligimet për nevojat energjetike të konsumatorëve në këto anë”, tha Buzhala.
Investime të tilla, gjithnjë sipas planit dinamik të paraparë në komunën dhe rajonin e Podujevës sikur në tërë Kosovën po vazhdojnë nga KEDS.