Imami i xhamisë së Lluzhanit, Idriz Mehmeti ka marrë mirënjohje nga drejtoria për rini dhe sport e Komunës së Podujevës me motivacionin “Sportist i vitit”, njofton Llapi.info.
Kështu ka bërë me dije Bashkësia Islame në Podujevë e cila në profilin e saj në facebook ka postuar edhe disa foto
Postimi i plotë:
“Imami Idriz Mehmeti mirenjohje nga Drejtoria e sportit Imami ne xhamine e Lluzhanit z. Idriz Mehmeti ka marre mirenjohje nga drejtoria per rini dhe sport e Komunes se Podujeves me motivacionin ” Sportist i vitit”. Te permendim qe muaj me pare imami Mehmeti eshte çertifikuar per trajner nderkombetar i xhudos. Përveç qe eshte i veçuar ne punen e tij profesionale, imami Mehmeti eshte aktiv edhe ne fushen e sportit. ( KBI-Podujeve)”