Qytetarët e Podujevës po vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të shumta nëpër rrugë të ndryshme të kësaj Komune, shkruan Llapi.info
E gjendja më e keqe me punime që po vazhdojnë me ngecje të shumta përgjatë magjistrales Prishtinë – Podujevë, punime që po bëhen gati 4 vjet prej se kanë filluar.
Mirëpo, nga neglizhenca e punës, tani midis magjistrales ka filluar të mbijë misri. Këtë e ka bërë të ditur shefi i VV-së në asamblenë komunale, Fitim Haziri.
“U bënë 3 vite që kur kanë filluar punimet në magjistralen Podujevë-Prishtinë, për 3 vite 5 km të pa përfunduara, Palit i ka filluar t’i mbijë Misri”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, për punën e ngadaltë në këtë rrugë kanë reaguar edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës./Llapi.info