Kuvendi i Kosovës, me iniciativë të Forumit për Transparencë Parlamentare, ka organizuar një takim me qytetarët e Podujevës ku me këtë rast atyre do t’iu drejtohen deputetët e kësaj komune. Të ftuar në këtë takim janë deputetët: Doruntinë Maloku-Kastrati, Zenun Pajaziti, Saranda Bogujevci, Salih Salihu si dhe Enver Hoti.
Mirëpo, ajo çfarë bie në sy ishte injorimi (i qëllimshëm apo i paqëllimshëm) i njërit prej deputetëve më të votuar të kësaj komune. Bëhet fjalë për Fidan Rekaliun i cili nuk është në dijeni pse është bërë një gjë e tillë.
“Nuk kam ndonjë informate pse nuk jam ftuar. Te ju them te drejtën edhe për mua, kjo gjë, ngjanë e çuditshme, pasi unë vije nga Komuna e Podujevës dhe për me tepër, jam marr me problemet e Komunës se Podujevës jo për motive provinciale, por se është një Komune me potencial te madh zhvillimor, me njerëz shume punëtor dhe e lënë gjate kohe, pas dore nga ana e Qeverise qendrore”, ka thënë ai për “Indeksonline”.
Siç duket, sipas Rekaliut, kjo edhe ka qene arsyeja e mos ftesës ne këtë diskutim. “Megjithatë, veprime si këto, mua nuk do te me luhatin nga përcaktimi im për te punuar pa u ndalur për trajtim meritor te Komunës se Podujevës nga ana e institucioneve qendrore dhe per perspektive e te ardhme me te mire për rininë kosovare. Unë jetoj dhe do te vazhdoj edhe ne te ardhmen te jetoj ne Podujeve duke u angazhuar parreshtur për te punuar me bashkëvendësit e mi, për Podujevën dhe per gjithe Kosoven”, është shprehur ai.