Familjes Asllani, nga fshati Dvorishtë e Podujevës, u është djegur shtëpia gjatë ditës së enjte, shkruan Llapi.info.
Familjarët kanë dërguar pamje në redaksi të shtëpisë së djegur, teksa bëhet fjalë për një familje katër anëtarëshe – nëna Rabije Asllani dhe tre fëmijët e saj.
”Sot kanë shku te dajtë dhe kanë nevojë shumë për ndihmë”, thotë një i afërm i kësaj familje për Llapi.info, në kushte anonimiteti.
Ende nuk dihet mbi shkaqet që çuan në djegien e kësaj shtëpie dhe se Policia e Kosovës ka nisur hetimet.
Llapi.info do ju mbajë në kontakt me familjarët me këdo që shpreh gatishmëri për ta ndihmuar familjen Asllani.
Më poshtë mund ta shihni videon e djegies së shtëpisë: