Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë, ku një shqiptar e ka vrarë me çekiq gruan e tij.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se viktima është Alba Cenko, ndërsa autori i krimit Kastriot Cenko.

Pasi e kishte vrarë gruan e tij, 39-vjeçari e kishte fshehur atë në papafingo, për disa ditë.

Ndërsa sot, dorasi vetë është lajmëruar në polici për krimin që e ka kryer.

Ai iu ka kërkuar zyrtarëve policorë që të shkonin në banesën e tij, pasi kishte vrarë me çekiç bashkëshorten dhe prej një jave e mbante trupin e saj në papafingo.

Shqiptari tha para policëve se vrasjen e kreu nga xhelozia, teksa fëmijët e çiftit ishin në shkollë.