Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e pasdites në fshatin Radashevc të Prishtinës, ku një 38-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

I riu që i dha fund jetës së tij është 38-vjeçari, Bajram Ferati.

I ndjeri para se t’i jap fund jetës së tij e njoftoi bashkëshorten përmes telefonit, duke i thënë se do ta vras veten. Me të marrë këtë mesazh, e njëjta e ka telefonuar Policinë për t’i njoftuar për mesazhin që ka marrë dhe ka kërkuar nga të njëjti të shkojnë në këtë fshat, ku kishin qëndruar bashkë me burrin e saj gjatë pandemisë.