Një aksident i rëndë ka ndodhur 10 ditë më parë në bjeshkët e Jezercit, ku si pasojë një person mori lëndime të rënda, raporton Gazeta Sinjali.
I riu ishte dërguar me urgjencë në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore ku po vazhdonte trajtimi deri më sot.
Por Leutrim Neziraj nuk arriti ti përballojë plagët e rënda që mori në aksident dhe si pasojë e kësaj ai ka ndërruar jetë sot.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij përmes postimeve në rrjetet sociale, teksa nuk janë bërë ende të ditura detajet për ceremoninë mortore.