Ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare, Leon Syla, nga fshati Shakovicë i Podujevës.
Sipas familjarëve, i ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë.
Varrimi i tij do të bëhet sot në orë 17:00, në varrezat e fshatit Shakovicë.
Ndërkohë, e pamja bëhet në fshatin Shakovicë (në Restorant Oda).
Për lajmin e trisht ka reaguar edhe shkolla, ku Syla vijonte mësimet.
“Pas një sëmundje të rëndë nxënësi jonë Leon Syla në klasën 9/6 ndërroi jetë, duke na lënë të pikëlluar të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe stafin tjetër të shkollës!
I shprehim ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën!
Të qoftë dheu i lehtë Leon”, thuhet në njoftim.