Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen Bardhi dhe mbarë komunitetin shqiptar, pasi i riu nga Kosova, Albion Bardhi, ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në Austri.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të Albionit, i cili do të kujtohet për dashamirësinë dhe energjinë e tij pozitive.
“Njoftojmë shokë, miq dhe dashamirë se u nda nga jeta Albion Bardhi! Për datën e varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e familjes.
Humbja e tij ka prekur thellë të gjithë ata që e njohën, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi dhe kujtime për të ndjerin.