Në mesin e shumë familjarëve që kishin ardhur për ti rivarrosur eshtrat e dëshmorëve të tyre, u dallua kjo e moshuar.
Kjo grua, nënë e dëshmori të Llapit, ndonëse e shtyrë në moshë dhe në karrocë invalidore, qëndroi gjatë pranë varrit të djalit duke vajtuar, shkruan Indeksonline.
Me dhembje e lot, secili familjar varrosi eshtrat e luftëtarëve llapjan të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit.
Ndryshe, në Kompleksin Memorial të Zonës Operative të UCK-së në Llap janë 117 dëshmorë.