Ka vdekur në moshë të re, Haxhi Korenica, një nga emrat më të njohur të sportit në qytetin e Rahovecit, njëherit babai i futbollistit kosovar, Meriton Korenica.

I ndjeri tash e një kohë po vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa mësohet se vdiq vetëm para pak orësh.