Ka vdekur në vendin e punës i riu nga Opterusha e Rahovecit Blerim Avdullah Dulaku, transmeton Demos.
Lajmi u bë i ditur nga bashkëfshatarët e të ndjerit.
Njoftimi i plotë:
⚫️NJOFTIM MORTOR⚫️
Sipas njoftimit të familjarëve, sot aksidentalisht në vendin e punës ka vdekur Blerim Avdullah Dulaku nga fshati Opterushë, duke i lënë të pikëlluar familjen dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
Blerim, vdekja jote na tronditi të gjithëve, e sidomos familjen dhe të afërmit.
TI do të jesh në lutjet e kujtimet tona përherë e në çdo çast.
Zoti pastë mëshirë mbi shpirtin tënd, e të bashkoftë me shpirtërat e tjerë të mirë në Xhennet.
Për procedurat e varrimit do të njoftoheni me kohë