Screenshot

Tiktokeri Efekan Kultur i njohur për videot e tij për sasitë e tepërta të ushqimit që konsumonte, ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.

Kultur, i cili u bë i famshëm në Turqi dhe jashtë saj për videot ku konsumonte sasi të mëdha ushqimi, ka ndërruar jetë më 7 mars, pas tre muajsh trajtim në spital për shqetësime me lëvizjen dhe sistemin e frymëmarrjes.

Gjendja e 24-vjeçarit dhe vështirësitë në frymëmarrje ishin të tilla që ai nuk mundi të vizitonte varrin e nënës së tij, e cila kishte vdekur një vit më parë.

Së fundmi, Kultur ishte kthyer në shtëpinë e tij për të vazhduar trajtimin atje dhe aty dha frymën e fundit.

Varrimi i tij u bë dje në një varrezë në një periferi të Stambollit.