Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit kanë ndodhur gjithsej 34 aksidente trafiku prej të cilave 21 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 13 të tjera me dëme materiale.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë ditës ndaj gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat, janë shqiptuar 987 gjoba.