Familja Berisha në fshatin Batllavë të Podujevës, jetojnë në një shtëpi me kushte të vështira, njofton Llapi.info

E përveç kësaj pesë fëmijët e kësaj familje të cilët janë të gjithë të mitur, nuk kanë përkujdesjen e të ëmës, për arsye se e njëjta është shtrirë në Qendrën Rehabilituese të të sëmurëve psikik në Shtime. Ndërsa, as babai i tyre nuk është në gjendje të kujdeset për ta.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari komunal nga radhët e VV-së në Podujevë, Vendenis Lahu. Ai përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se këta fëmijë të paaftë për t’u kujdesur për veten, kanë kaluar natën pa ndonjë kujdestar.

“Sot, ne Batllave, bashke me kryetarin e Qendres se Levizjes Vetevendosje! z.Bajram Ajetin, vizituam nje familje, ku pame nga afer kushtet jashtezakonisht te veshtira me te cilat kjo familje perballet por, arritem te takojme vetem femijet e kesaj familjeje, qe te gjithe te moshes minore. Kjo per faktin se nena dhe njeherit kujdestarja e tyre, diten e djeshme eshte shtruar ne Qendren Integruese, Rehabilituese te të Sëmureve Kronike Psikiatrike ne Shtime. Keta femije, edhe pse te moshes minore dhe te paafte per tu kujdesur per veten e tyre, kishin kaluar naten pa perkujdesjen e ndonje kujdestari”, ka shkruar Lahu.

Më tej ai ka bërë apel tek Drejtoria për Punë Sociale dhe Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, që t’iu ofrojnë ndihmë kësaj familje.

“Sic edhe u njoftuam nga vete femijet por edhe nga banoret perreth, Qendra per Pune Sociale ne komunen tone nuk i ka vizituar fare, dhe as nuk u ka ofruar perkujdesjen e nevojshme. Prandaj, ftoj Qendren per Pune Sociale por edhe Drejtorine per Shendetesi dhe Mireqenie Sociale qe menaxhon me kete qender, te bejne punen e tyre ashtu sic edhe i obligon legjislacioni ne fuqi, dhe t’u ofrojne femijeve te kesaj familjeje perkujdesjen e nevojshme institucionale”, ka thënë tutje Lahu./Llapi.info

Fotografia e Vendenis Lahu

Fotografia e Vendenis Lahu