Shqipëria është goditur nga një numër i madh rrufesh gjatë orëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar edhe një viktimë në Shkrel të Malësisë së Madhe.
Arben Ivanaj ishte duke qëndruar në shtëpinë e një fqinji kur është goditur nga rrufeja duke marrë zjarr menjëherë.
Moti i keq, stuhitë dhe shkarkesat elektrike kanë “pushtuar” Shqipërinë prej dy ditësh.
Ndërkohë që në Sarandë në dy raste rrufetë kanë goditur edhe banesa, duke shkaktuar dëme materiale.
Zonat më të goditura nga rrufetë janë Shkodra, Lezha, Tirana dhe Vlora, derisa së fundmi në rrjetet sociale është shpërndarë një video nga momenti kur rrufeja bie në një pallat në Sarandë.
https://www.instagram.com/tv/Celjj63oXmD/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
https://www.instagram.com/p/Celjj63oXmD/?utm_source=ig_web_button_share_sheet&fs=e&s=cl