Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 20:20 një qytetar nga Shtimja, B. Bungu,62 vjeç ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në rrugën “Tahir Sinani”.
62 vjeçari e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime.
Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i B.A nga Gjilani.
Sipas njoftimit është bërë e ditur se policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin.
Dokumentet dhe shuma prej 664.80 euro iu kthyen asaj me procesverbal.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin B. Bungu, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.