Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur në finalen e madhe të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.
Distria e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar tri ndeshjet e para dhe ka siguruar tashmë medaljen olimpike.
Pejania ka fituar ndeshjen e parë ndaj me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposht gjithashtu edhe pse me pak vështirësi.
Xhudistja jonë u tregua e fortë duke fituar me anë të ‘Waza-Arit’.
Në finale, Distria do të takohet me japonezen Funa Tonaki.