Aguero nuk pritet të startojë kundër Liverpoolit të mërkurën mbrëma në “Anfield”.
Manchester City pritet ta nisë ndeshjen kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve pa sulmuesin kryesor, Sergio Aguero – lajmin e ka konfirmuar trajneri, Pep Guardiola.
“Do të shohim, ende nuk është stërvitur. Shpresoj se do të jetë në gjendje të na ndihmoj, ndoshta jo nga fillimi, por nga stoli”, deklaroi Guardiola, njofton Express
Liverpooli dhe Man City përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën në “Anfield”, ndërsa sfida e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në “Etihad Stadium”.