Tashmë ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të ri, shkruan Gazeta Blic.
Në garë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.
Kuorumin e ka siguruar deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e cila përkundër vendimit të partisë, ka vendosur të merr pjesë në këtë seancë.
Burime të Gazeta Blic, kanë konfirmuar se Reshitaj do të votojë pro Vjosa Osmanit – presidente.