E mbijetuara e masakrës së familjes Bogujevci, Saranda, njëherit e deputete e Vetëvendosjes në seancën ku po bisedohet për temën e të pagjeturve në emocione ka thënë se duhet të behët çmos që familjarët të dinë për fatin e të pagjeturve të tyre.

Para deputetëve ka thënë se çështja e të pagjeturve u është dashur t’i përplasur në fytyrë Serbisë gjatë dialogut.

Tutje ajo ka thënë se Serbia nuk do të pranojë fajin që ka kryer krime dhe se ka informacione se ku janë trupat e familjarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Disa fjali nga fjalimi i saj në seancë:

Përgjegjësia është shumë e madhe duke u nisur nga personat përgjegjës që nëpër të gjitha aspektet që kanë kaluar qeveritë tonë nëpër bisedime me Serbinë

Çështja e të pagjeturve u është dashur t’i përplaset në fytyrë në çdo moment, sepse ata nuk janë të interesuar të pranojnë krimet që i kanë bërë.

Serbia nuk do të pranojë fajin, nuk do ta pranojë që kryer krime, që ka informacione se ku mundemi të gjejmë trupat.

Kjo duhet të jetë mësim se çka duhet të marrim ne e çka të punojmë që ta shtyjmë Serbinë, që të merr përgjegjësi.

I bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që ti bëjnë presion Serbisë që kjo çështja e të pagjeturve të jetë prioritet dhe të merren hapa korrekt rreth kësaj çështje.

Kjo temë është më rëndësi dhe duhet të bëjmë çmos që të mos i lëmë familjarët në këtë gjendje që janë.