Policia e Kosovës ka njoftuar se i mitur deri sa kishte qenë duke drejtuar skuterin kishte zhvilluar shpejtësi të rrezikshme dhe të njëjtin e kishin ndaluar forcat e rendit.Pas shoqërimit të tij në stacion të policisë, i njëjti iu kishte dhënë informatën se posedonte një pistoletë në shtëpi.

Me urdhëresë te gjykatës është bastisur shtëpia e tij dhe është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me një karikator dhe një fishek i kalibrit 7.65 mm.Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt