Takimi i parë i tyre nuk ndodhi në fushë.
Futbollistët amerikanë, Sacha Kljestan e Christopher Hegardt, i pari 36 vjeç e i dyti 20, ishin njohur në një repart spitalor.
12 vjet më parë, kur Hegardt ishte fëmijë dhe Kljestan njëri prej lojtarëve premtues të Anderlechtit, kur luante në Belgjikë, ishin takuar pas një iniciative solidare për pacientin e vogël në onkologjinë e fëmijëve në spitalin e Los Angelesit.
Hegardt në vitin 2010 e kishte mposhtur kancerin në mëlçi.
Përkundër sëmundjes së rëndë, ai ia doli të shërohej dhe ia nisi pak nga pak të luajë futboll, pikërisht si idhulli të cilin e kishte njohur.
Dyshja u takua në ndeshjen ndërmjet Charlotte e Los Angeles Galaxy në Karolinën e Veriut, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të kampionatit MLS, ligë elitare në Amerikë.