Analisti Nexhmedin Spahiu e ka ngatërruar udheheqesin e zyrës së sekretarit për bashkepunim në Shqiperi me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka publikuar një fotografi me një zyrtar në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa Nexhmedin Spahiu ka nxituar t’i kapet për flamurin kuq e zi në sfond.
“Ministër a paske takuar ndonjë kryetar komune të Shqipërisë a? Çfarë është ky disrespekt I ligjit për simbolet? Nëse nuk mundesh me I deturu kryetarët e komunave me e respektu ligjin, më e pakta që mundesh me ba është të mos fotografohesh me ta”, i shkroi Spahiu.
Krasniqi replikoi duke i treguar se në foto nuk është ndonjë kryetar komune në Kosovë.
“I nderuar Nexhmedin, kjo foto është bërë në një zyre në Kryeministrin e Shqipërisë me udhëheqësin e zyrës së sekretariatit të bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri”.
“Elbert Krasniqi kërkoj falje. Mendova se ishte Shpejtim Bulliqi”, ia ktheu Spahiu.