Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka pranuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë kërkesë zyrtare për pezullimin e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

“Qëndrimi i departamentit vjen përmes ambasadorit. Ne nuk kemi drejt. Po, është kërkesë. Sot do ta kishim pezulluar po ta kishim një kontratë për marrëveshje. Pa pas marrëveshje gjithëpërfshirëse, nuk ka lëvizje”, ka deklaruar ai.

“Deri në vitin 2022. Bashkimi Evropian duhet ta dijë se nëse nuk futemi në BE dy vendet, atëherë s’është zgjidh çështja e Ballkanit. Ne kemi nevojë për njohje nga Serbia”, ka shtuar tutje ai.

“Dashurinë ndaj Amerikës e kemi pa kushte dhe besnikëria është e vërtetë. I kemi disa punë tona të shtëpisë që do t’i kryejmë për interesa tonë sepse jemi që 20 vjet. S’kam ardhur këtu për përshtatje, i marr disa rreziqe për t’i arritur disa qëllime të mëdha”, tha Haradinaj./Llapi.info