Trotuaret në rrugët e Podujevës pothuajse të gjitha janë të zëna nga veturat e parkuara keq.

E që ky problem po e sfidon Podujevën, për Llapi.info e ka pranuar edhe kreu i Podujevës, Agim Veliu i cili tha se ka parkingje private dhe se qytetarët po zgjedhin t’i parkojnë veturat e tyre nëpër trotuare.

“Me parkingje është fakt që ne si komunë jemi keq. Janë disa parkingje private që janë këtu dhe shfrytëzohen mirëpo nuk e di ndoshta nuk janë të mjaftueshme ndoshta edhe kishin mjaftu sikurse qytetarët të shkonin atje të parkojnë mirëpo ata po e gjejnë atë formën më të përshtatshme për veti po i parkojnë në trotuare. Mirëpo kjo është një çështje që duhet një angazhim më të madh me ba komuna edhe policia”, tha Veliu

Por, me ndërtimin e e objektit të ri komunal Veliu ka përmendur se ekziston mundësia që nën sheshin e qytetit, të ndërtohet një parking nëntokësorë.

“Me ndërtimin e objektit të ri ne jemi duke e shfrytëzuar mundësinë e rregullimit të sheshit të qytetit dhe kësaj rrugës kryesore dhe jemi duke menduar që nëse ka të interesuar me hy në këtë raport me ne me shiku me ba këtu nën shesh parking nëntokësorë dhe pjesën lart me rregull për hapësira për qytetarë. Kjo është hapsirë e përshtatshme ndërsa hapësirat të tjerë në qytet si prona të komunës të lira nuk ka ku mund të bëjmë këtë”, tha ai.

Përndryshe komuna e Podujevës është treguar e gatshme për të hyrë në partneritet publiko privat për rregullimin e ndonjë parkingu të qytetit./Llapi.info