Jo rrallëherë prindërit janë viktima të dhunës fizike e psikike të shkaktuar nga fëmijët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Gjakovë, ku djali dyshohet se i ka dhunuar prindërit e tij.

Rasti, siç merr vesh Gazeta Sinjali ka ndodh dje ku një burrë rreth të 40-ave dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindërve të tij.

Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Sinjali, i dyshuari i ka fyer dhe ofenduar rëndë prindërit e tij, duke ju shkaktuar atyre shqetësime të mëdha emocionale.

Pavarësisht se nuk kishin lëndime trupore të dukshme, viktimat kanë marrë tretman mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Policia me të marrë vesh rastin e ka arrestuar të dyshuarin, i cili është intervistuar nga hetuesit policorë.

Pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është hapur si “Dhunë në familje”.