Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë.

Një i dyshuar pasi ushtrojë dhunë fizike ndaj gruas, atij iu gjet drogë dhe armë pa leje në shtëpi.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

POSEDIM I NARKOTIKËVE & ARMËMBAJTJE PA LEJE & DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë 29.07.2024-11:00. Viktima femër kosovare, ka dorëzuar në polici një qese me substancë të dyshuare narkotike të llojit marihuanë në peshë 8.98 gram një qese me letra dhe një fishekë të pistoletës dhe disa gjëra tjera, të gjitha këto pronë e bashkëshortit të saj të dyshuarit mashkull kosovar- përdorues i narkotikëve i cili sipas saj me 28.07.2024 e ka sulmuar fizikisht viktimën –bashkëshorten. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit janë gjetur edhe 6.9 gram narkotike- marihuanë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.