Një rast tjetër i dhunës ndaj grave është raportuar në Podujevë.

Një i dyshuari ka rrahur fizikisht të dashurën e tij e cila është dashur të merr trajtim mjekësor.

I dyshuari gjendet në arrati dhe po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Podujevë / 09.07.2024 – 23:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti nën hetime.