Një buallicë e një kishk janë parë duke kaluar rrugëve të Prishtinës, mëngjesin e së enjtes.
Këto dy kafshë janë shfaqur para një ore në rrugën pranë fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ndaj këtij momenti të rrallë, ka ironizuar edhe gazetari Vehbi Kajtazi, i cili ka përmendur edhe sheshet që po ndërtohen nën udhëheqjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
“Bullicat e Samise ne sheshet e Perparim Rames”, ka shkruar Kajtazi, me anë të një postimi në Facebook.