I pazbatueshëm ka mbetur një aktvendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës-Dega në Podujevë.
Urdhri i saj për ta mjekuar në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të sëmurën mendore, F.B. nga Podujeva, ka mbetur vetëm në letër, shkruan Koha Ditore.
Dy muaj ishin caktuar që të qëndronte në spital. Por praktikisht ajo nuk ka qëndruar asnjë ditë aty. Arsyetimi që ka dhënë stafi i kësaj klinike është mungesa e shtretërve.
Ndërkohë që kjo e sëmurë vazhdon të bredhë çdo ditë rrugëve të Podujevës bashkë me të sëmurin tjetër G.C. Ata shpesh bëjnë edhe marrëdhënie në mes të qytetit, për të cilën gjë është thirrur shpesh policia.