Për shkak të pastrimit të rezervuarëve në qytetin e Podujevës, të mërkurën , më 22 korrik, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në tërë këtë qytet, pothuajse tërë ditën, njoftoi Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” sh.a.
“KUR”Prishtina”-sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e qytetit të Podujevës,se pasnesër më 22 korrik 2015, e mërkurë do t’ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për këtë qytet në tërësi.
Konsumatorët e qytetit të Podujevës këtë ndërprerje uji do e kenë nga mëngjesi e deri në orët e mbrëmjes, varësisht nga koha që do e merr pastrimi i rezervuarëve.
Shkak i kësaj ndërprerjeje uji është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit, duke qenë obligim i yni që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët tanë në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së largu njëherë brenda vitit.
Pastrimi i rezervuarëve shërben për ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm”, thuhet në komunikatën e sotme të Kompanisë së Ujësjellësit.