Një vajzë e mitur nga Podujeva ka raportuar në Polici se është dhunuar para dy ditëve.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më datën 18 dhjetor, derisa është raportuar mbrëmë pas mesnatës.

I dyshuari indohet në arrati.

“Podujevë 18.12.2023 – 12:45. Me 20.12.2023 viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ende gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.