Rreth 80 varreza në fshatin Llapashticë e Poshtme të Podujevës, janë demoluar thuajse tërësisht, raporon Llapi.info
Sipas banorëve të këtij fshati, të cilët edhe kanë dërguar fotografitë në redaksinë e Llapi.info, demolimi i këtyre varrezave është bërë mbrëmë në orët e vona.
Ata shprehen të habitur se pse një gjë e tillë ka ndodhur teksa thonë se nuk e dinë as qëllimin e kryerjes së kësaj vepre.
Kurse, komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi ka thënë se janë duke u marr me rastin..
“E kemi pranuar informatën për rastin në fjalë. Ekipet përkatëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Jemi në proces të hetimit. Janë shkatërruar një pjesë e konsiderueshme e varrezave”, ka thënë ai./Llapi.info
Më poshtë ja edhe fotografitë: