Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është ndjerë e neveritur nga deklarata e politikanit serbo-boshnjak, Rajko Vasiq.

Vasiq ka thënë se nuk ndjen keqardhje për gjenocidin në Srebrenicë duke shtuar se mund të ndodhë një i ri ndaj myslimanëve boshnjakë, përcjell lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se kjo deklaratë është e turpshme.

“Mbeta pa fjalë. Në përkujtim të gjenocidit të Srebrenicës politikani serbo-boshnjak, Rajko Vasiq ka premtuar gjenocid të ri kundër myslimanëve boshnjakë. Për fat të keq, viktimat dhe të dashurit e tyre nuk shohin keqardhje e as kërkim falje. Kjo është e turpshme. E neveritshme”, ka shkruar ajo.