Kryetari i LDK-së në Podujevë, njëherësh edhe kryetar i kësaj Komune, Agim Veliu, paska reaguar ndaj një artikulli të publikuar në portalin Llapi.info, për dorëheqjen e 27 kryetarëve të nëndegëve të kësaj partie. Ai e paska quajtur këtë “lajm të rremë”, ani pse e gjithë përmbajtja e këtij artikulli ka dalë pikërisht nga grupi i kësaj partie.
Madje, Llapi.info posedon incizimet, fotografitë dhe çdo gjë tjetër se këto pretendime kanë ardhur në adresë të Llapi.info nga kryetari i një nëndege në Podujevë. Për korrektësi, gazetari ka kontaktuar edhe me zyrtarë të LDK-së në këtë komunë në lidhje me këtë lajm.
I pari i Podujevës, Agim Veliu, duke u munduar ta quaj lajmin si “fake news”, ai është bërë vetë pjesë e tyre. Ai ka shpifur kur ka thënë se “Llapi.info është në pronësi të këshilltarit komunal nga Lëvizja Vetëvendosje”.
Ky pretendim i tij është plotësisht i pavërtetë. Kjo më së miri e vërteton emri dhe mbiemri në të cilin është regjistruar ky portal qysh nga themelimi i tij.