Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona të cilët, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur rëndë me grushta e shkelma shtetasin 56-vjeçar me iniciale N.F., i cili si pasojë e kësaj dhune fizike ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij.
Në pranga kanë rënë Arben Nazifi (56 vjeç), Emiljano Nazifi (30 vjeç) dhe Edison Nazifi (30 vjeç), të cilët një ditë më parë ishin grindur me viktimën për shkak të mbledhjes së kanaçeve, transmeton tch.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje dhe priten konkluzionet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore.