“Anne Frank erdhi sërish tek ne prej një burri që jeton në një çadër në Malakasa”, thotë Keira Dignan. Ne jemi në bordin e bibliotekës lëvizëse “Echo”, një minibus i dhuruar, i mbushur me rafte librash, ndërsa ecën mes kampeve të refugjatëve në Greqi. Librarja 24-vjeçare po më tregon për librat më të lexuar të renditur në raftet e drunjta.
Vlerësohet se Greqia strehon 90 mijë refugjatë dhe emigrantë dhe po rropatet të trajtojë gjendjen e tyre. Vendimi i fundit i qeverisë turke për të hapur kufijtë ka gjasë të përftojë një tjetër shpërthim të njerëzve të zhvendosur. Biblioteka “Echo” është themeluar më 2016, në kulmin e krizës së refugjatëve, dhe mbështetet në një ekip prej 15 vullnetarësh krahas donacioneve për të plotësuar raftet e saj dhe për të paguar karburantet e minibusit – harxhime që shkojnë deri në 13 mijë funte në vit. Dignan erdhi si vullnetare pasi mbaroi universitetin më 2018 dhe prej atëherë nuk u largua asnjëherë.
Ne ishim në rrugë për rreth një orë, kur biblioteka ndalet tek një oborr gjithë pluhur. Dikur fabrikë, ky tani njihet si Oinofyta, një kamp refugjatësh i banuar me afganë e kurdë sirianë. Çadrat me shenjën e Kombeve të Bashkuara fërgëllojnë nga puhiza. Kur e vizitova këtë vend, besohet se 500 njerëz jetojnë aty, shumë prej të cilëve kanë arritur së fundmi nga kampi në ishullin e stërpopulluar të Morias. “Rezidentët kanë thënë se ata dëshirojnë të ishin ende në Moria”, thotë Dignan me njëfarë grimase.
Një tufë fëmijësh grumbullohen përreth minibusit, dhe ata kapin letra e lapsa sapo vullnetarët e bibliotekës ngrenë tendën. Prindërit e tyre nuk dukën gjëkundi. Brenda fabrikës së moçme, një holl i stërmadh e gjithë zagushi është ndarë në shtëpi. Pjesa tjetër e ngrehinës ka një dyqan në qosh thuajse i pashqueshëm nga ai në Athinë, me detergjente, pemë dhe lodra të lira plastike. Aty është edhe një bar, me kënaçe pijesh në frigorifer për ata që janë fatlumë sa për të qenë në gjendje për ta paguar një… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)