Në adresë të portalit të lajmeve “Infokusi” kanë arritur edhe dy lista të reja, me 32 persona që thuhet se u kontrabanduan në listat e veteranëve të UÇK-së.
Listat e publikuara nga Komisioni Shtetëror për Verifikimin e Veteranëve, kanë shkaktuar reagime dhe pakënaqësi të mëdha tek ish luftëtarët, për faktin se sipas tyre në këto lista janë futur pa meritë dhjetëra qytetarë që nuk ishin pjesë e UÇK-së.