Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për kandidatët e radhës që zëvendësojnë deputetët që tashmë janë bërë pjesë e kabinetet qeveritar, raporton Llapi.info.
Dy nga ta janë nga Podujeva. Bëhet fjalë për Fitim Hazirin nga LVV dhe Fidan Rekaliun të LDK-së. Haziri në zgjedhjet e 6 tetorit është renditur i 34 në listën e kandidatëve të VV-së me 7542 vota, kurse Fidan Rekaliu ka grumbulluar 7717 vota.
Me Fitim Hazirin, LVV në Podujevë ka arritur ta çojë në 3 numrin e kandidatëve në Kuvend që kanë garuar nga kjo komunë, LDK-ja dy kandidatë dhe PDK-ja me vetëm një, duke mos i llogaritur të tjerët që kanë garuar në niveli qendror.
Saranda Bogujevci (LVV), Shpejtim Bulliqi (LVV), Fitim Haziri (LVV), Ekrem Hyseni (LDK), Fidan Rekaliu (LDK) dhe Floretë Zejnullahu (PDK), do të jenë deputetët që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, e që të njëjtit kanë garuar në zgjedhjet e 6 tetorit nga Komuna e Podujevës./Llapi.info