Policia e Kosovës ka njoftuar për llapi.info se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona nga Podujeva për armëmbajtje pa leje, dhe të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në ahengje familjare.

“Në fshatin Dobratin të Podujevës, dje në ora 18:45 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën me gas Ekol me një karikator dhe gjashtë fishekë të cal. 9 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, në rrugën “Fitorja” në Podujevë, dje në ora 21:25 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën me gas Ekol me një karikator dhe tre fishekë të cal. 9 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Llapi.info ka raportuar edhe për raste të tjera kur llapjanët janë arrestuar për të shtëna me armë zjarri në ahengje familjare./Llapi.info