Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh së dje në rrugën “Fitorja” në Podujevë në ora 10:30 në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë- dega Podujevë ka arrestuar të dyshuaran femër K/Shqiptare dhe e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.
Poashtu, në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar dje në ora 19:00 në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – dega Podujevë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Në raportin e policisë thuhet se personat kanë qenë të kërkuar nga policia, por nuk jepen detaje të tjera rreth këtyre dy rasteve.
Llapi.info sot gjatë ditës ka raportuar edhe për tre të arrestuar tjerë në fshatin Sekiraçë të Podujevës.
Lexo edhe këtë: Konfiskohet 41 kg marihuanë dhe 2.717 fishekë në Sekiraçë të Podujevës, tre të arrestuar