Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar kancelarin austriak Sebastian Kurz për marrjen e presidencës së BEsë nga Austria.
Hoxhaj tha se ky është një momentum i rëndësishëm për Kosovën dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian.
“Urime Sebastian Kurzit për marrjen e presidencës së BE-së nga ana e Austrisë për vitin 2018. Momentum i rëndësishëm për Kosovën dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BEsë. Suksese në detyrat dhe sfidat e reja”, shkroi Hoxhaj në Twitter.