Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot ka marrë pjesë në garën “Auto Slalom” që u mbajt në Ferizaj.

Jahjaga tha se kishte kënaqësinë të garonte me këto gra që ajo i quan super-vozitëse.

“E diela sportive! Pata kënaqësinë që, në kuadër të Kampionatit të organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës në qytetin e Ferizajt të garojë me gra super-vozitëse nga i gjithë rajoni në disiplinën “Auto Slalom””.

“Jemi mësuar t’i heqim barrierat e pengesat që na vendosen përpara në çdo sferë të jetës, por sot u dasht t’i anashkalojmë pak”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.