Në Kosovë, sipas meteorologëve, moti deri në fund të javës do të jetë kryesisht i vranët, por nga mesi i javës sërish parashihen shtrëngata me shi.
13.06 – Paradite mot kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
14.06 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë.
15.06 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite me shtrëngata me shi.
Në fillim të javës, temperaturat e ajrit do të rriten mbi vlera mesatare, e më pas do të pësojë një rënie të këtyre vlerave. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 16C, e ato maksimale në fillim të javës do të rriten deri në 30C, e më pas do të zbresin në 25C.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga krahu perëndimor 1-2m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale.