Një aksident ka ndodhur në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Mëson se në aksident janë të përfshirë dy vetura dhe besohet që ka të lënduar për shkak se rrugës është parë të kalojë edhe ndihma e shpejtë, raporton indeksonline.net.

Në këtë aks rrugor javën që shkoi pati aksident me fatalitet, ku mbetën të vdekur tre persona.