Një punëtor i ndërtimtarisë ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në Prishtinë, pasi është rrëzuar nga skelet sot në vendin e tij të punës në lagjen Matin 1.
Insajderi ka siguruar fotografi të punëtorit të lënduar teksa është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në Prishtinë.
Edhe pse gazeta ka tentuar të marrë përgjigje nga Qendra Emergjente, për të mësuar gjendjen e punëtorit, nuk ka arritur të kontaktojë me zyrtarë të Emergjencës.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Insajderit se punëtorit po i bëhet presion që të mos tregojë emrin e kompanisë ku ka qenë duke punuar.